Aldo Gjini është autori i plagosjes së mbrëmjes së sotme ne rrugën Todi Shkurti. Ai është shpallur në kërkim dhe policia ka ngritur postblloqe për të bërë të mundur arrestimin e tij.
Mësohet se dy të rinjtë që u plagosën, Altin Gjoka, 32 vjeç, dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç, ka qenë duke pirë kafe në një lokal pranë pallateve Grand, kur janë konfliktuar me autorin e ngjarjes.
Sipas burimeve aty pranë, autori dhe dy të plagosurit janë konfliktuar pasi kanë përplasur makinat. Pas të shtënave me armë, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Burime bëjnë me dije se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve nga trauma mësohet se ata plaget i kanë marrë në gjoks. Njëri prej të tyre ka plagë tejshpuese, por fatmirsisht nuk ka prekur asnjë organ jetësor, duke shpëtuar mrekullisht, ndërsa i plagosuri tjetër ka pësuar shëmbje dhe mund ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, por sipas mjekëve rrezikun e ka kaluar.
Ndërkohë, nga verifikimet paraprake dy personat e plagosur rezultojnë pa precedentë dhe janë banorë të lagjes. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punon intensivisht per kapjen e autorit i cili është identifikuar si Aldo Gjini.
Njoftimi i policise:
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Todi Shkurti” ku mbetën të plagosur shtetasit A. Gj dhe J. M., ju bëjmë me dije se:
Fale veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe si rezultat i hetimeve paraprake të kryera në vendngjarje dyshohet se autor i ngjarjes është shtetasi A. I(Gj)., 31 vjeç. Vijon puna intensive për kapjen e tij.
(E.H/Faxweb.al)