Fax News ka zbardhur detaje të reja për sa i përket autorit të plagosjes në rrugën Todi Shkurti, ngjajre që ndodhi mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Fax News mëson se Aldo Gjini është arrestuar në 2016 nga policia italiane si pjesë e një bande shpërndarësish të lëndëve narkotike në qytetin e Askolit. Gjini në atë kohë 26 vjeç, ra në pranga bashkë me vëllain e tij Andis Gjini, ndërsa Kelvin Strati u la në arrest shtëpiak.
Banda e ngritur nga shqiptarët furnizonte me kokainë dhe marijuanë rrethinat në Askoli. Në momentin e arrestimit shqiptarëve dhe një të riu italian, iu gjetën 250 gramë kokainë dhe 1 kilogramë hashash.
Mbrëmjen e sotme, Aldo Gjini ka plagosur me armë zjarri pas një konflikti të castit dy shtetasit Altin Gjoka, 32 vjeç, dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç.
Dy të rinjtë kanë qenë duke pirë kafe në lokal dhe me pas janë konfliktuar me autorin e ngjarjes për motive banale. Sipas burimeve, ka pasur një përplasje makinash dhe më pas ka nisur sherri.
Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin mjekimin e nevojshëm, jashtë rrezikut për jetën,ndërsa policia po punon për kapjen e autorit të ngjarjes, 31 vjeccarin Aldo Gjini, i cili është larguar me shpejtësi nga vendngjarja pas plagosjes.
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dy të plagosur në rrugën Todi Shkurti
(E.H/Faxweb.al)