Mjeku i Spitalit Infektiv, Dhimitër Kraja është shprehur se në Spitalin Covid 1 në kryeqytet ndodhen aktualisht të shtruar 9 pacientë, të cilët janë të moshave nga 69 në 72 vjeç.
Sipas tij, gjendja e tyre shëndetësore është e kënaqshme, pavarësisht diferencave nga rasti në rast, ndërsa shtoi më tej se, ndër pacientët e shtruar asnjëri prej tyre nuk ka qenë më parë i vaksinuar apo që ta ketë kaluar njëherë sëmundjen.
Por, sipas tij, në pacientët e shtruar aktualisht, njëri prej tyre është i vaksinuar me vetëm një dozë vaksine, por pa e marrë dozën tjetër.
Sipas tij, situata vijon të jetë e njëjtë e qëndrueshme, ku fatmirësisht nuk ka pasur viktima.