Ndërkohë, përsa i përket çështjes së shkollave, Rakacolli u shpreh se, të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me të tilla gjëra merren në bazë të situatës konkrete në të cilën ndodhet vendi përsa i përket situatës epidemiologjike .
Sipas Rakacollit, nëse do të jemi sikurse jemi sot, nuk ka asnjë arsye se përse të mos fillojë normalisht mësimi, aq më tepër kur edhe arsimtarët tanimë janë të vaksinuar, apo edhe të afërmit e nxënësve apo studentëve janë të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave anti-covid.
Megjithatë, sipas saj, do të shihet se si do të jetë situata aktuale epidemiologjike në momentin kur do duhet të merret një vendim i tillë.