Ky është momenti kur Policia e Shtetit ka shoqeruar në komisariat tre të arrestuarit e ditës së sotme me urdhër të SPAK në Kadastrën e Tiranës.
Të arrestuarit janë Gazmend Canaj, 49 vjeç, banues në Tiranë; Admir Burri., 44 vjeç, banues në Tiranë; dhe Neritan Bablusha,52 vjeç, banues në Tiranë.
Nga ana tjetër, Policia bën me dije se është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy persona të tjerë të dyshuar për korrupsion aktiv.
Panol At-Nikolla, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjes i Drejtorisë Vendore të ASHK Tirane Rurale 2, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike” është pezulluar nga detyra.
Ditën e sotme, Krimi ekonomik i udhëhequr nga SPAK ndërmori një aksion në Kadastrën e Tiranës pas dyshimeve për korrupsion dhe falsifikim dokumentash. (Lexo edhe)
(E.H/Faxweb.al)