17:05 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

(VIDEO) ‘Zjarrit, ujit dhe qeverisë nuk i del para asnjeri’ / Punëtorët me maska kundër gazit prej orësh të tëra në luftë me flakët te fusha e mbetjeve në Mbrostar të Fierit, banorët largohen nga shtëpitë

11:05 | 28/07/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
(VIDEO) ‘Zjarrit, ujit dhe qeverisë nuk i del para asnjeri’ / Punëtorët me maska kundër gazit prej orësh të tëra në luftë me flakët te fusha e mbetjeve në Mbrostar të Fierit, banorët largohen nga shtëpitë

Vazhdon prej orësh lufta me flakët që kanë përfshirë që prej mëngjesit të djeshëm fushën e mbetjeve në Mbrostar të Fierit. Fillimisht aty shkuan forcat e Bashkisë së Fierit, të cilat prej orësh tashmë ndodhen në terren për shuarjen e zjarrit dhe eliminimin e vatrave te tij.

Më pas, në ndihmë të tyre kanë ardhur edhe forcat  zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit, por ende pa sukses deri në këto momente.

Ndërkohë, po punohet edhe me mjetet e tonazhit të rëndë për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve duke hedhur dhe tek vatrat e zjarrit.

Situata është monitoruar gjatë gjithë natës për të shmangur përhapjen e flakëve, ndërsa janë mbuluar me dhe vatrat e zjarrit ndërsa një pjesë e tyre u eliminuan edhe nga zjarrfikësja.

Ndërkohë, si pasojë e zjarrit, që tashmë është shtrirë në një pjesë të konsiderueshme të fushës së mbetjeve, është prekur edhe një pjesë e hekurudhës aty pranë.

Një prej kujdestarëve tregon se zjarri ka sjellë një kaos serioz, i cili mund të ketë ardhur edhe nga temperaturat e larta, ndërsa shton se as zjarrfikëset nuk e marrin dot nën kontroll.

Punëtorët, të cilët prej orësh tashmë po luftojnë me flakët, mbajnë maskë në fytyrë kundër gazit,  ndërsa era dhe temperaturat e larta favorizojnë flakët.

Ndërkohë, si pasojë e flakëve dhe erës së rëndë, banorët e zonave aty afër janë larguar nga banesat e tyre.

Pas

FOTO/ Moderatorja shqiptare shkon në Greqi dhe pozon ‘topless’: Ku rafsha mos u vrafsha

Para

LAJMI I FUNDIT/Ministria e Arsimit publikon datat për provimet e mbetësve të Maturës Shtetërore

Para
Dalja e tezës së provimit të Matematikës, MASR merr masa për nxënësit dhe administratorët

LAJMI I FUNDIT/Ministria e Arsimit publikon datat për provimet e mbetësve të Maturës Shtetërore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pelegrinët myslimanë fillojnë ritualet fetare në Mekë

Një tjetër vend drejt eurozonës, Bullgaria merr “dritën jeshile” nga KE për përdorimin e monedhës

Osmani pret në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas

Kolapsi i koalicionit të djathtë, Holanda drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Mbipopullohen… burgjet/ Suedia dërgon 600 të dënuar për krime të rënda në Estoni

U godit nga pllaka metalike, plagoset punëtori i Uzinës së Ferrokromit në Elbasan (Emri)

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha takon Të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn

Letërporosi britanike në SPAK, 2 dëshmi në Londër për Jan Prengën, anglezët kërkojnë detaje

Moska gati për një tjetër shkëmbim të burgosurish, 1200 nga secila palë

Gjermani/ Makina përplas një grup nxënësish të shkollës fillore në Këln, katër të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.