09:08 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Merr fund makthi i shumë familjeve në Tiranë / Biçikleta, pajisje pune dhe elektroshtëpiake të vjedhura, arrestohen disa persona

13:20 | 28/07/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plagos veten me armën pa leje, arrestohet 23-vjeçari në Lezhë. E pësojnë keq dhe tre grabitës që tentuan të vjedhin një lokal

Në këtë fund korriku Policia ka goditur edhe autorët e disa vjedhjeve në Tiranë. 42-vjeçari A.K, ka tentuar të vjedhë biçikletën e një person teksa rezulton se më parë ka vjedhur edhe 5 biçikleta të tjera dhe një motomjet.

Po ashtu dy autorë të tjerë  R. V., 24 vjeç dhe  E. V., u ndaluan pasi kanë vjedhur disa paisje elektroshtëpiake të shtetasit B. K. Po ashtu rezulton se kanë vjedhur edhe një biçikletë.

Ditën e djeshme dy vjedhje të tjera kanë ndodhur në Marikaj dhe Vaqarr ne një firmë dhe karburant, por autorët janë larguar dhe në kërkim janë 3 persona.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë / Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 42 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhi biçikletën e shtetasit N. I. Gjithashtu, nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 5 vjedhjeve biçikletash dhe të 1 motomjeti.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë ndalimi i shtetasit D. K., 52 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. A., 22 vjeç, pasi në rrugën “Frederik Shiroka”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë (shufër metalike).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve R. V., 24 vjeç dhe  E. V., 45 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa paisje elektroshtëpiake të shtetasit B. K. Gjithashtu, me datë 16.07.2021, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit A. U.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. G., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më datë 27.07.2021, gjatë natës, në fshatin Marikaj, një shtetas ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë parash dhe një pajisje pune në firmën në pronësi të shtetasit B. A., 58 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 27.07.2021, në Vaqarr, dy persona  ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin xhiron ditore të punonjësit të një karburanti, por pas rezistencës së hasur nga ky i fundit, janë larguar pa marrë asgjë.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pas

Situata jashtë kontrollit, po punojmë me të gjitha kapacitetet tona’ / Zjarri në fushën e mbetjeve në Mbrostar, flet Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit pranë Bashkisë së Fierit

Para

Nuk la sëmundje pa u ankuar, apeli i GJKKO jep vendimin për Fatos Tushen dhe vartësit e tij

Para
U arrestua për korrupsion me urdhër të SPAK, Rama nuk e shkarkon dot Fatos Tushen. Bashkia Lushnjes do drejtohet nga qelia (Përsëritet rasti i Mziut)

Nuk la sëmundje pa u ankuar, apeli i GJKKO jep vendimin për Fatos Tushen dhe vartësit e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky: Putini po bën “lojëra të ndyra”, s’ka dorëzuar listat e të burgosurve

Trazirat në Los Angeles, Trump udhëzon agjencitë amerikane të ndërmarrin veprime

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuarve për rastin

Autostradat bllokohen, makinat në flakë, 10 të arrestuar në protestat e Los Anxhelos

Sulmet ruse ndaj Europës/ Agjentë, sabotime dhe vrasje, cilat janë qëllimet e Moskës?

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuarve për rastin

Tensione në Los Anxhelos, protestuesit përplasen me Gardën Kombëtare dhe policinë

Fati i “buzëqesh” Portugalisë, mund me penallti Spanjën në finalen e madhe të Nations League

Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit, tentohet zhbllokimi pas ngërçit 2-mujor

Horoskopi për ditën e sotme, 9 qershor 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.