Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja është renditur vetëm i katërti në lojërat olimpike Tokio 2020. Briken Calja ngriti 190 kg në stilin e shtytjes, duke u renditur i katërti në dygarësh.
Vetëm një kilogram e ka ndarë Caljen nga medalja në këtë kompeticion, medalje që u mor nga peshëngritësi nga Indonezia, Erwin Abdullah, që garoi në baterinë B (342kg).
Ndërsa medalja e artë u fitua nga kinezi Zhiyong Shi (364kg në total, rekord olimpik e botëror) dhe ajo e argjendtë nga venezueliani Ruben Pernia Mayora (346kg në total).
Briken Calja garoi sot në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020” në kategorinë e 73 kg. Të gjithë shqiptarët i kishin sytë tek sportisti shqiptar, i cili kërkoi medalje olimpike në sportin e peshëngritjes, por qw fatkeqësisht nuk ia arriti.
Në provën e parë në stilin e shkëputjes, Çalja vendosi shtangën në peshën 151 kg por nuk arriti ta realizonte me sukses.
Në provën e dytë Calja provoi të ngrinte shtangen me të njëjtën peshë dhe ia doli ta realizonte.
Calja vendosi në provën e tretë në shkëputje peshën 155 kg por nuk e realizoi. Kështu, ai mbylli këtë stil me peshën 151 kg të realizuar, larg pritshmërisë që ishte për këtë stil.
Në përfundim të të gjitha provave në stilin e shkëputjes, Calja u rendit në vendin e 6 në klasifikimin e përgjithshëm.
Ndërkohë, stilin e shtytjes Calja me peshën e realizuar 184 kg dhe e kalon me sukses. Peshëngritësi provoi peshën 188 kg në provën e dytë, por nuk arriti të mbante shtangën lart
Shtangisti tentoi gjithçka për gjithçka në provën e fundit duke vendosur peshën 190 kg.