Ndërkohë, pas takimit me Bashën foli edhe kryetari i Komunës së Bujanovcit, Nagip Arifi, i cili bëri me dije se në këtë takim e ka njohur z. Basha me problemet dhe sfidat me të cilat hasen banorët e Luginës, për të cilat tha se ka kërkuar ndihmën e vendit tonë për të gjitha çështjet që i shqetësojnë ata.
“Me Bashën patëm një takim vëllazëror. Paradite kam zhvilluar një takim me Presidentin Ilir Meta dhe me ministrin për Diasporën, Pandeli Majko. Në këtë takim, e njoha z. Basha me problemet dhe sfidat e mëdha të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, konkretisht të zonës së Bujanovcit. Ajo që Serbia po bën atje është se po përdor metodën e spastrimit etnik.
E njohja gjithashtu z. Basha edhe me situatën politike dhe ekonomike, ndërsa kërkuam edhe ndihmën e Shqipërisë për këto çështje, sepse vetëm Shqipëria e fortë, Shqipëria në NATO dhe në BE, gjithashtu edhe Kosova e pavarur, vetëm kështu shqiptarët e Luginës do të jenë më të sigurt, më të fortë. Shpresoj që një ditë shqiptarët të jetojnë të bashkuar në Evropën e bashkuar.”, u shpreh në fjalën e tij pas këtij takimi me kryedemokratin Basha, kryetari i Komunës së Bujanovcit, Nagip Arifi.