13:01 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Janë dy shqiptarë që nuk duan të kthehen, mbahen peng brenda kampit’, Rama tregon rreziqet e punës së kërkimit të bashkëatdhetarëve në Siri

08:26 | 01/08/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Janë dy shqiptarë që nuk duan të kthehen, mbahen peng brenda kampit’, Rama tregon rreziqet e punës së kërkimit të bashkëatdhetarëve në Siri

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij për gazetarët, pas rikthimit në Shqipëri të 19 grave dhe fëmijëve nga Siria, tha se ka ende persona të mbetur atje, dy prej të cilëve nuk duan të kthehen në atdhe, për shkak se dyshohet se janë peng i njerëzve të tjerë brenda kampit.

Sipas kryeministrit, kampet në Siri janë një vend ferri, për shkak se zona konsiderohet hapësirë lufte, dhe rrezikshmëria është shumë e lartë për jetët e njerëzve.

Rama:

Operacionet  e kësaj natyre nuk janë të lehta, pasi nuk janë as kampe pushimi dhe as kampe shtetërore, janë kampe lufte, të sistemuara në mënyrë të improvizuar dhe me autoritete që variojnë.

Në këtë drejtim puna që bëhet është e dyfishtë, me ata që administrojnë kampet, dhe me personat e infiltruar për të mbledhur informacion. Ka njerëz që nuk shfaqen fare, ka njerëz që janë pengje, të gjitha këto e bëjnë operacionin shumë kompleks.

Derimë tani janë shfaqur raste sporadike, dy raste që ne i njohim, nuk mund të jap emra, që kanë refuzuar të kthehen, janë persona që janë pengje brenda kampit, janë persona që nuk shkëputen dot, që kanë frikë. Kanë frikë se gjatë operacionit të shkëputjes mund tiui marrin jetën, janë dy persona që janë identifikuar dhe nuk kanë marrë hapin që të kthehen.

19 gratë dhe fëmijët që janë kthyer sot në atdhe, do të dërgohen në një vend strehimi në Durrës, ku do të trajtohen edhe në aspektin psikologjik, deri në rehabilitimin e plotë të tyre.

Rama tha se identifikimi i shqiptarëve bëhet i vështirë, për shkak se profili i krijuar nga ana er autoriteteve shqiptare është bërë në të dhënat e disa viteve më parë, dhe ata mund të kenë ndryshuar me kalimin e kohës.

Sipas kryeministrit ka shumë vrima të zeza nëpër kampet e Sirisë, dhe për të arritur te shqiptarët, do të duhet të vihen në punë dhe persona të infiltruar.

‘Janë dy shqiptarë që nuk duan të kthehen, mbahen peng brenda kampit’, Rama tregon rreziqet e punës së kërkimit të bashkëatdhetarëve në Siri

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Kthimi i 19 shqiptarëve nga Siria, Rama jep detaje: Do të ketë dhe një tjetër operacion, duhen gjetur vrimat e zeza ku janë futur në kampe

Para

Do t’ju shpëtojnë! Me këto metoda natyrale mund të hidratoni lëkurën pas dushit

Para
Do t’ju shpëtojnë! Me këto metoda natyrale mund të hidratoni lëkurën pas dushit

Do t’ju shpëtojnë! Me këto metoda natyrale mund të hidratoni lëkurën pas dushit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dibër, dogjën mijëra hektarë sipërfaqe, arrestohen 3 persona për zjarrëvënie me qëllim

EMRI/ Vidhte vila dhe biznese në Durrës dhe Tiranë, përfundon në pranga 21-vjeçari

Një adoleshent palestinez vdes nga uria në Gaza për shkak të kufizimeve izraelite të ndihmave

Gaza, 22 të vrarë në sulmet e fundit izraelite, 12 duke pritur ndihmë humanitare

Komisarja e BE-së kërkon qasje në Gaza për të parë realitetin në terren

Aksioni për lirimin e trotuareve në Tiranë, Rama: Jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat nën to do të zhbëhen

Pas sherrit qëlloi me pushkë drejt shtëpisë së komshiut, arrestohet një 18-vjeçar në Krujë

Delvinë, deputetja e PD Ina Zhupa: Të dëmshpërblehen në mënyrë të plotë dhe të shpejtë banorët e dëmtuar nga zjarret

“The Sun”: Vizitoni plazhet mahnitëse përgjatë Rivierës Shqiptare

Nisin regjistrimet në arsimin profesional, Denaj: Drejtimi bujqësor siguron punësim të sigurt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.