Radhë të gjata mjetesh ka pasur paraditen e sotme në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku mijëra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur që t’i drejtohen bregdetit shqiptarë për pushime.
Fluksi i madh i mjeteve është vënë re që prej orëve të para të mëngjesit, ndërsa me hyrjen e muajit gusht shumë prej qytetarëve kanë marrë edhe pushimet verore, të cilat duket se edhe këtë vit do ti kalojnë kryesisht në bregdetin shqiptar.
Turistët nga Kosova i kanë dhënë një dorë të mirë ekonomisë në këto dy vitet e fundit, kur turistë nga vende të tjera pengohen të vijnë për shkak të rregullave Covid në shtetet e tyre, që nënkupton hera herës dhe një karantinë të detyrueshme.