275 pasagjerë shqiptarë, të cilët duhet të niseshin me avionë drejt Shqipërisë, kanë mbetur në aeroportin e Malpensës në Itali, pasi fluturimet e tyre janë shtyrë për arsye që nuk dihen ende.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, shumë prej tyre janë shfaqur të tensionuar, dhe janë përplasur dhe me policinë në aeroport, ndërkohë që fluturimi i tyre është shtyrë më shumë se 12 orë.
Ata duhet të ishin nisur pasditen e djeshme nga Italia drejt Rinasit, dhe deri në mëngjesin e sotëm nuk kanë marrë ansjë përgjigje për vonesën e fluturimit.