Një video virale e bërë në Blumberg të Germanisë jugore po qarkullon në rrjetet sociale, kun ë të shihet një burrë me ekskavator duke shembur ballokonet e një pallati të ri.
Shkak për këtë dyshohet të jetë bërë një mosmarrëveshje me pagesën mes personit në video dhe pronarin e objektit, i cili dyshohet se i ka borxh 4.2 milionë paund.
Në video shihet burri që shemb ballkonet e pallatit dhe thyen dritaret gjithashtu. Policia u lajmërua menjëherë në lidhje me atë që po ndodhte dhe rrethoi zonën duke bërë të mundur arrestimin e burrit pak më tej. Fatmirësisht askush nuk ishte brenda ndërtesës në momentin e incidentit dhe nuk raportohet për të lënduar.
Megjithatë dëshmitarët thanë se tërbimi i tij pushoi vetëm sepse tubi hidraulik i ekskavatorit u prish, raporton gazeta gjermane Schëarzëuelder Bote.