Nga Basir Çollaku
-A janë doganat një histori kontrabande, trafiku, privatizimi, nga zyrtarë, funksionarë, shtetarë, një përdorje nga grupet kriminale dhe Mafia me dijeni dhe ortakëri institucionale?!
-A është vënë dorë në serverat e Drejtorisë së Përgjithshme?
-A janë prekur, manipuluar, fshirë, asgjësuar të dhëna për subjekte e veprime të cilat janë vepra të rënda penale?
Dyshimet janë shumë serioze.
Dyshimet, akuzat, kallëzimet, denoncimet, kanë marrë hov në orët e para dhe janë fikur gjatë rrugës, nga interesa të përfituesve me pushtet. Mosveprimet e shumta janë me brendi element të veprës penale. Fajtorët prej shumë vitesh na dalin anonime, jashtë dosjeve, jashtë hetimit, në rastet më ekstreme të mundshme në ndonjë pushim për mungesë, provash, dëshmish, dëmi, e të tjera gjetje miqësore.
Çfarë kalon nëpër pika kontrolli, që duhet të ndalohet dhe të sjellë arrestime dhe sekuestrime?
Drogë?
Kanabis, heroinë, kokainë?
Mallra të padeklaruara?
Para informale, e ardhur nga bota e krimit të organizuar me dhe pa Toyota?
Mbetje toksike dhe kimike?
-A ka qenë truku i manipulimit për mbetjet e ardhura te kodi doganor i ngarkesave, sigurisht me dijeni të disa drejtuesve institucionale dhe trafikantëve të përfshirë?
-A kanë shkuar ngarkesa të tilla me rrezikshmëri të lartë si përbërje pjesërisht në Maqedoni dhe më shumë se 70 përqind e tyre janë asgjësuar në Shqipëri?
-A kishte një shifër përfituese nga keqbërësit që menaxhonin këtë trafik, së paku 700 euro një ton e në disa raste më tepër?
– A kanë ndodhur këto, pothuajse të gjitha, por gjithnjë me një regji të detajuar nga mbikqyrës të interesuar, duke mbajtur taksat përkatëse?
Duket se Prokuroria e Posaçme ka mangësi potencialesh teknike të hetojë rastet e shumta të kallëzuara publikisht por jo vetëm. Nuk besojmë se duhet mik për të hetuar kjo strukturë e ngritur nga Reforma në Drejtësi. Natyrisht hetimi financiar ka vështirësi jo të pakta, ndonëse ekspertiza e premtuar e njësisë së re hetimore, ka mjaftueshëm burime njerëzore për të mbërritur në adresën e duhur.
Kanë ndodhur ngjarje të rënda në doganat tona, janë kallëzuar e denoncuar nga zyrtarë të rëndësishëm benda sistemit. Habit fakti se, ajo çka ka ardhur si reagim ka qenë thjeshtë indiferencë, mosveprimi i agjencive, të cilat kanë tagër ligjorë, për të verifikuar e më pas hetuar. Ata kanë heshtur në pjesën dërrmuese të rasteve dhe heshtja thotë urtia jonë është flori, në rastin më të pakët euro dhe dollarë, duke hapur shtegun lehtësisht për kontrabandë dhe trafiqe.
Burime të besueshme të Shijka Tv, thonë se janë disa pyetje emergjente, për të cilat zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Minsitrisë së Financave duhet të japin përgjigje, sepse nuk janë pa dijeni. Konktretisht.
-A ka pasur tentativa reale për ndërhyrje në serverin e doganave, për të fshirë gjurmë të rrezikshme në e-mail, dhe komunikime?
Këto e-mail kanë lidhje me:
Kimikate, mbetje të rrezikshme të ardhura nga jashtë, për të cilat përfitohen paligjshmërisht miliona dollarë, por kostoja për mjedisin dhe jetën është jashtëzakonsiht e madhe?
-A janë përfshirë drejtues kryesorë të doganave në këtë operacion?
-A kanë marrë autoritetet drejtuese ekspertizë nga jashtë institucionit, hacker jashtë sisitemit, të kontraktuar me pagesë të madhe për të mbaruar punë?
-A është përdorur kjo ekspertizë e paguar, për të fshirë disa e-mail dhe një sasi të komsiderueshme të dhënash në server?
Ndonëse mund të jenë fshirë materialet e rënda kompromentuese, a ka mbetur gjurmë në sistem dhe një hetim nga prokuroria do të zbulonte futjen e duarve në server?
-A kanë sot drejtuesit kryesorë të doganave pajisje të prodhimit të kriptovalutës Bitcoin, të cilat përdoren për të prodhuar këtë monedhë?
-A kanë gjithashtu ministra ferma të tilla?
-A janë instaluar këto pajisje prodhuese parash paligjshëmrisht, në bodrume të institucioneve kryesore të vendit?
-A kanë kaluar këto pajisje të shtrenjta në pikat dogane dhe me çfarë tarife janë zhdoganuar dhe kush janë porositësit?
-A është në dijeni ministrja e financave Denaj për një kallëzim të bërë nga strukturat doganore për masivitetin e këtij aktiviteti dhe cilat janë masat e marra?
-A e ka vënë në dijeni zonja ministre, eprorin e saj, Kryeministrin, se ky është biznes i paligjshëm prej miliona eurosh dhe përfitues kryesorë janë zyrtarë të lartë?
-A janë pajisur punonjës të doganave me certifikatën e domosdoshmë të sigurisë, apo është e mjaftueshme ajo e partisë?
Denoncime ka, njëri është bërë publik nga brenda sistemit. Policia, misnitria, prokuroria janë në dijeni. Do e risjellim të plotë.
Discussion about this post