19:23 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Hajdutët i vodhën vilën në Lalëz? Reagon për herë të parë kreu i SPAK, Arben Kraja: Lajm i sajuar

07:42 | 03/08/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hajdutët bëjnë ‘namin’ në Gjirin e Lalëzit, nuk shpëton pa u vjedhur as shtëpia e kreut të SPAK-ut, dëshmitarët: “Janë futur nga dritarja”

Mbrëmjen e djeshme portali i drejtuar nga gazetari Baton Haxhiu, Albanian Post, publikoi lajmin se në mesin e 7 vilave që janë grabitur së fundi në Lalëz është dhe ajo e kreut të SPAK Arben Kraja.

Ky i fundit në një reagim të bërë sot për Fax News, e ka mohuar lajmin të cilin e ka quajtur të pavërtetë, ndërsa shton se kjo bëhet për të goditur punën e institucionit që ai drejton.

“Nuk më është vjedhur banesa as këto ditë dhe as më parë. Garantoj publikun se puna e SPAK nuk intimidohet nga “fake news”. Lajmi është i sajuar për të goditur integritetin e institucionit që unë drejtoj”, ka thënë mes të tjerave Kraja për Fax News.

Më tej kreu i SPAK shtoi se 2 javë më parë, në kompleksin Lura, ishin vjedhur disa banesa, por pre e vjedhjeve nuk kishte rënë banesa e tij.

Në shkrimin e medias së cituar më lart thuhej se lajmi ishte konfirmuar nga banorët e zonës, se shtëpia e Krajës në Lalëz kishte rënë pre e grabitjes.

Lajmi u shpërnda menjëherë, dhe mori qindra reagime, edhe për faktin se publiku pyet se si ka mundësi që kreu i SPAK të jetë pronar i një vile në një nga zonat rezidenciale dhe të kushtueshme në Gjirin e Lalëzit, fakt të cilin ai nuk e ka mohuar as vetë gjatë reagimin të shkurtër.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Diell dhe temperatura deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Para

Bën 60 vjeç për pak ditë, Barack Obama do të festojë ditëlindjen si askush tjetër

Para
Bën 60 vjeç për pak ditë, Barack Obama do të festojë ditëlindjen si askush tjetër

Bën 60 vjeç për pak ditë, Barack Obama do të festojë ditëlindjen si askush tjetër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa lagje

Qeveria e Ruandës arrin marrëveshjen me Uashingtonin, njofton pranimin e 250 emigrantëve të deportuar nga SHBA

Zelensky zhvillon bisedë telefonike me Trump, lideri ukrainas: E falënderoj për mbështetjen, është plotësisht i informuar për sulmet ruse

SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy të vdekur brenda një jave

Publikohet raporti mbi të drejtat e njeriut në Turqi, Ankaraja hedh poshtë rekomandimet nga Greqia dhe Qiproja

“Çdo gjë që bëj, e financoj”, Trump vizitë të papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë për të inspektuar punimet për sallën e re të banketeve

LAJMI I FUNDIT/ Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Rusia tërhiqet nga traktati për raketat bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.