Në Dukat të Vlorës flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke u përhapur me shpejtësi të madhe, operacioni me 3 helikopterë është ndërprerë dhe nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri ashtu siç ishte premtuar.
Nga pamjet e siguruara nga Fax News shihet se zjarri po i afrohet Llogarasë dhe ushtarët janë tërhequr si pasojë e erës së fortë.
Kujtojmë se Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe kreu i Emergjencave Civile Haki Çako, thanë se do operohej gjatë ditës së sotme me 3 helikopterë në mënyrë që zjarri të mos përhapej por sic shihet dhe nga pamjet një gjë e tillë nuk është bërë e mundur dhe situata ka agravuar.