00:44 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Njëri prej të pandehurve shfaqi videon ku falej në xhami në momentin e vrasjes, kthehet në pikën zero hetimi për ekzekutimin e biznesmenit në ish-bllok

12:23 | 03/08/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Njëri prej të pandehurve shfaqi videon ku falej në xhami në momentin e vrasjes, kthehet në pikën zero hetimi për ekzekutimin e biznesmenit në ish-bllok

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rikthyer përn rigjykim vrasjen e biznesmenit Memli Begalla, e cila ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë në vitin 2018.

Për vrasjen e Begallës është dënuar me 25 vite burg Denis Demiri ose i njohur dhe ndryshe dhe me emrin Alban ndërsa për të pandehurin tjetër, Ardian Serezin dosja është rikthyer në prokurori për mungesë provash.

Pavarësisht se dukej si çështje e mbyllur, Apeli vendosi rikthimin për gjykim të dosjes me argumentin se shkalla e parë ka kryer shkelje procedurale në rastin e të pandehurit Denis Demiri pasi ka gabuar në mënyrën se si janë njoftuar avokatët.

Gjykimi i kësaj dosje pritet të fillojë në shtator ku Apeli kërkon që të jetë një trup i ri gjykues. Vrasja e rëndë ka nodhur në 14 shkurt të 2018-ës. Denis Demiri është dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim.

Sipas të dhënave në dosje rezultonte nga pamjet e kamerave të sigurisë se është gjendur në praninë e Ardian Serezit dhe personave të tjerë dhe prokuroria tha se përmes këtyre pamjeve filmike dhe qelizave telefonike se Demiri ishte përgjegjës për vrasjen e biznesmenit Begalla.

Ndërsa Serezi arriti t’ia hidhte drejtësisë në Shkallën e Parë duke treguar një video ku shfaqej në një xhami në zonën e Kombinatit duke u falur në kohën e vrasjes. Duke pasur problematika sa i përket provave në rastin e Serezit, gjykata vendosi ta kthejë dosjen në prokurori dhe jo ta pushojë çështjen dhe në këto kushte ai fitoi lirinë.

Avokati i Serezit, Saimir Visha tha se nuk do shkojë për rigjykim në Shkallën e Parë po do i drejtohet Gjykatës së Lartë më rekurs dhe pas vendimit të saj do vendoset për fatin e kësaj dosjeje. Aktualisht fashikujt e saj janë sjellë para Gjykatës së Tiranës.

Biznesmeni u vra në hyrjen e pallatit të tij në zonën e ish-Bllokut. Ai u qëllua me plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë autorët përdorën tunelin që ndodhej pranë pallatit të biznesmenit dhe janë larguar me makinë.

Disa kohë pas ngjarjes, policia bëri të mundur arrestimin e Demirit dhe Ardian Serezit. Me këtë të fundit, duket se Begalla kishte njohje më parë. “Panorama” duke iu referuar dosjes hetimore, shkruan se Begalla u takua me autorin e krimit, Ardian Serezin, edhe një ditë para se të ekzekutohej prej tij. Hetimet tregojnë se Serezi dhe Begalla njiheshin prej shumë kohësh.

Konflikti mes tyre ka nisur në vitin 2014, ku një sasi e madhe droge u sekuestrua nga Policia dhe në pranga ra Serezi. Dyshimet janë se i ndjeri kishte lidhje me drogën dhe i ka premtuar Serezit se do ta nxirrte nga burgu. Por në fakt, nuk ndodhi kështu, ndaj mendohet se Serezi është hakmarrë ndaj Begallës.

VIDEO- Dalin pamjet/ Momenti kur dy vrasësit “profesionistë” ekzekutuan biznesmenin Memli Begalla

Pas

Ish-kreu i Kushtetueses Bashkim Dedja dhe ish-gjyqtari Fatos Lulo përfundojnë në GJKKO, SPAK mbyll hetimet ndaj tyre, ngre zyrtarisht akuzat

Para

Pasi i vuri ”lakun në fyt” Bashës për Berishën, Yuri Kim darkon e qetë me Ramën në Himarë, ku u mbajt takimi mes tyre

Para
Video/ Yuri Kim shmang Ilir Metën, hipën në një anije me Edi Ramën

Pasi i vuri ''lakun në fyt" Bashës për Berishën, Yuri Kim darkon e qetë me Ramën në Himarë, ku u mbajt takimi mes tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.