Një aksident i frikshëm është shënuar këtë mesditë në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ në qytetin e Vlorës.
Makina ku ishin duke udhëtuar dy të rinj ka rënë nga një lartësi prej 30 metrash në përrua, ndërkohë që për fatin e mirë të tyre, shoferi dhe pasagjeri kanë dalë pa lëndime.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin, ndërkohë që mjeti ndodhet ende në kanal.