Gjykata e Lushnjes ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Kastriot Hasallën, i cili akuzohet se vrau kushëririn e tij në fshatin Garunjas të Lushnjes, ngjarje e ndodhur kjo rreth 10 dite më parë.
Kastrioti së bashku me vëllanë e tij Afrimin, dhe djalin 20-vjeçar akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre Romeo Hasalla, si dhe plagosjen e babait dhe dy vëllezërve të viktimës pas një sherri për çështje pronësie.
Në ambientet e Gjykatës, Kastriot Hasalla ka thënë se ai është autori i vrasjes dhe plagosjes së trefishtë, ndërsa ka deklaruar se krimin e ka kryer në kushtet e tronditjes së thellë psikologjike.
Në ambientet jashtë gjykatës shihen familjarë të të pandehurve, të tronditur nga ajo që ka ndodhur mes familjeve, ndërkohë që autorët e dyshuar kishin pak kohë që ishin kthyer nga jashtë vendit.
Vëllai i Kastriot Hasallës kërkon mëshirë, pasi thotë që ka fëmijët e vegjël në shtëpi.
“Jam vëllai i Kastriotit dhe Afrimit, unë kërkoj mëshirë nga Gjykata, sherri është për një tokë kot. Kërkoj mëshirë se i ka fëmijët e vegjël, krimi është krim e pranoj, unë kam 4 vite që se kam marë vëllanë”, tha vëllai i të dyshuarve.
(E.K/Faxweb.al)