Riaktivizohet sërish një tjetër vatër zjarri në fshatin Radhimë të Vlorës. Burimet bëjnë me dije për Fax News se zjarri ndodhet në afërsi të fshatit dhe zjarrëfikësja është nisur menjëherë drejt zonës.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 6 vatra aktive zjarri, 2 janë shuar tërësisht, ndërsa 1 vatër është izoluar. Zjarri në Gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv tashmë prej 14 ditësh, ndërkohë që operacioni është ndërprerë pasi rrezikohet jeta e zjarrëfikësve dhe ushtarëve.
Si pasojë e erës së madhe në zonën e qafës së Malit në Karaburun është e pamundur dhe ndërhyrja nga ajri me helikopterë.
Vlora mbetet një prej qarqeve më të prekura nga zjarret, ku përveç Karaburunit vatra zjarri ka pasur më herët dhe në pyllin me Pisha të Poros, dhe fshatra të tjerë.
Gjatë ditës së sotme puna në terren është e vështirë, pasi përpos temperaturave mbi 40 gradë, në zonë fryn dhe erë e fuqëishme.