15:24 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E plagosën së bashku me babain dhe vëllanë, i morën jetën vëllait tjetër, flet për herë të parë Laert Hasalla: Kushërinjtë erdhën për të na vrarë (Çfarë thotë për hakmarrjen)

11:51 | 05/08/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
E plagosën së bashku me babain dhe vëllanë, i morën jetën vëllait tjetër, flet për herë të parë Laert Hasalla: Kushërinjtë erdhën për të na vrarë (Çfarë thotë për hakmarrjen)

Konflikti mes kushërinjve të parë në Lushnjë përfundoi me një të vdekur dhe tre të plagosur. Ngjarja u shënua pak ditë më parë dhe për këtë krim janë arrestuar dy vëllezër.

Në këtë konflikt mbeti i vrarë Romeo Hasalla, 30 vjeç, si dhe u plagosën dy vëllezërit e tij, Laert dhe Emiljano Hasalla dhe i ati Shaip Hasalla 65 vjeç.

E gjithë familja u qëllua me çifte nga kushërinjtë e tyre të parë, vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla 33 vjeç.

Laert Hasalla, vëllai i të ndjerit Romeo, i vrarë ditë më parë nga Kastriot Hasalla, ka folur në Syri TV për ngjarjen e mëngjesit të 29 korrikut. Romeo mbeti i vrarë dhe Shuaipi babai i tij dhe vellezërit Emiljano e Laert mbetën të plagosur me çifte.

Ndryshe nga sa pretendon pala e autorëve, Laerti shprehet se ata ‘ishin të pergatitur për të na vrarë’, ndërsa shprehet se ‘gjithçka ia ka lënë në dorë drejtësisë dhe nuk do të merren me familjen e vrasësit’.

‘Afrimi iu thoshte bjeri vriti, në ato momente Kastrioti ka qëlluar dhe ka vrarë Romeon, na kanë gjuajtur më pas të gjithëve, mua më kanë plagosur në këmbë, gjuajti prapë dhe unë u spostova te makina. Na kanë lënë aty dhe ikën të tre.

Qëlluan dhe plakun pak më tutje dhe na lanë aty. Bëmë të pamundurën që të çoheshim, e futëm në makinë dhe kemi ikur për në Lushnje, i kam dhënë makinës ashtu siç isha i plagosur.

Ne nuk kemi pasur asnjë lloj debati me ta, jetojnë në Itali, kishte dy javë që kishte ardhur, po të donte të vinte dhe të na thoshte. Ajo ka qenë tokë shtet, nuk na përket as ne dhe as atij, problemi im ishte me shtetin dhe jo me atë’, shprehet Laert Hasalla.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Kryeministri Rama në ”kërkim”, qeveria e Maqedonisë pranon situatën emergjente, shpall gjendjen  e jashtëzakonshme nga zjarret

Para

Pamje dramatike të zjarrit në Gjormë, banorët lihen në ‘mëshirë të fatit’, nuk ndërhyn dot as helikopteri (VIDEO)

Para
Pamje dramatike të zjarrit në Gjormë, banorët lihen në ‘mëshirë të fatit’, nuk ndërhyn dot as helikopteri (VIDEO)

Pamje dramatike të zjarrit në Gjormë, banorët lihen në 'mëshirë të fatit', nuk ndërhyn dot as helikopteri (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Theth, disa persona sulmojnë fadromat e IKMT-së me molotov

Kryeministri Rama paralajmëron rekord në procesin e integrimit europian: Hapje e plotë kapitujsh në nëntor

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio takohet me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi në Malajzi

Fier/ Përfshihet nga flakët një automjet në qendër të qytetit

Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

Tiranë/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro, të përfituara nga veprimtari kriminale

U shpëtua nga pushuesit teksa notonte dhe u transportua në spital në gjendje të rëndë, ndërron jetë turistja ukrainase në Vlorë

Shtëpi me qira në Vlorë për prostitucion! Shpallet në kërkim tutorja spanjolle, nën hetim tre vajza

Kurbin / Kapet dhe arrestohet i riu me rrezikshmëri të lartë, i kërkuar për armëmbajtje dhe përgatitje për vrasje

Berisha publikon prova për manipulimin e votës së diasporës: Firmat në zarfe janë vetëm disa viza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.