Në Iraklio, rreth 95 zjarrfikës dhe 31 makina zjarrfikëse me katër ekipe tokësore po luftojnë me flakët, të ndihmuar nga katër avionë dhe dy helikopterë.
”Trafiku është i ndaluar në autostradën nacionale Tripoli-Pirgos”, shtoi policia.
Ministri i Mbrojtjes Civile, Michalis Chryssochoidis dhe ministrja e Kulturës Lina Mendoni ishin në zonë të mërkurën në mbrëmje.
Më datën 31 korrik 2021 në orën 23:55, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në rrugën ‘Tranziti i Ri’ të Prizrenit, në një lokal kishte ndodhur një rrahje masive me gota të qelqit dhe grushte. Të dyshuarit në këtë incident ishin në ndikim të alkoolit, ndërsa dje janë arrestuar gjashtë të dyshuar.
Sipas policisë, reagimi i tyre ka qenë i menjëhershëm duke dërguar njësitet policore në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin e shtetit janë ndërmarrë të gjitha veprimet si dhe është iniciuar rasti.
“Katër persona të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore, njëri prej tyre është duke u trajtuar edhe më tutje në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, njofton policia tutje.
“Pas veprimeve operative – hetimore në lidhje me rastin, me 04.08.2021, është arritur që të sigurojmë video-incizime nga lokali, ku dyshohet të ketë ndodhur rasti, pas analizimit të video- incizimeve është arritur që të i identifikojmë gjashtë të dyshuarit e këtij rasti: M. XH. i datëlindjes 1994, E. A. i datëlindjes 1995, D. K. i datëlindjes 1991, D. D. i datëlindjes 1993, SH. H. i datëlindjes 2000 dhe M. H. i datëlindjes 1996“, thuhet në njoftimin e policisë.
Në prezencën e avokatëve mbrojtës janë marrë deklarata nga gjashtë të dyshuarit , të cilët deklarojnë se atë natë kishin konsumuar shumë pije alkoolike dhe sipas tyre ishin provokuar vazhdimisht nga pala tjetër të përfshirë në këtë përleshje fizike.
Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit ndalohen në qendrën e ndalimit për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Stacionit Policorë në Prizren.