Situatë alarmante në Gjorm të Vlorës, burime bëjnë me dije se janë djegur 4 stane me bagëti dhe se disa familje kanë mbetur të izoluara në stane të rrethuar nga flakët.
Raportohet se përveç banesave të djegura janë shkrumbuar dhe parcela të tëra me ullinj dhe vendi është mbuluar nga tymi.
Helikopteri nuk po kryen asnjë ndërhyrje nga ajri dhe situata ka dalë jashtë kontrollit pasi zjarri mund të përhapet në drejtim të fshatrave përreth. Kryeplaku i fshatit Klodi Sinaj njoftoi se helikopteri do të ndërhynte dhe se priten forca shtesë pë një helikopter të dytë, 2 zjarrëfikëse dhe 40 ushtarë.
(E.D/faxweb.al)