Rradhë të gjata kilometrike që në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare të Morinit në Kukës. Mijëra shqiptarë nga kosova me automjetet e tyre po i drejtohen bregdetit shqiptar.
Pala shqiptare po punon me procedurë të pershpejtuar e me 8 sportele por fluksi është jashtezakonisht i madh, ndaj jane krijuar rradhë kilometrike.
Rradha e gjatë është edhe segmenti Morine-Kukes tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh te mjeteve po shkojnë ne bregdet.
Vetëm gjatë muajit korrik janë përpunuar në hyrje-dalje në PKK Morinë rreth 1.2 milionë shtetas te Kosoves e vende te tjera te rajonit dhe 356 mijë mjete, 3 herë më shumë mjete dhe qytetarë krahasuar me korrikun e vitit 2020.
Kujtojme se java e pare e gushtit ka shenuar nje fluks te jashtezakonshem te hyrjeve ne Shqiperi te shtetaseve te Kosoves me destinacion bregdetin shqiptar.
(E.H/Faxweb.al)