Shtatë persona janë arrestuar në 24 orët e fundit nga Policia e Fierit, mes tyre një 56 vjeçar, i cili ka kryer marrëdhënies seksuale me një 20 vjeçare me aftësi të kufizuara.
Bëhet fjalë Petrit Arapin, i cili u arrestua për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”. Pas ekzaminimeve mjekësore, rezultoi se 20 vjeçarja ka mbetur shtatzënë.
U ndalua gjithashtu shtetasi i shpallur në kërkim Mario Ardita për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunë për dhënie pasurie”.
Policia e Fierit vuri në pranga edhe shtetasin Eltjon Daka, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Të tjerë të arrestuar janë shtetasit Lulëzim Rexhepi, Kamber Marra, Gazmend Isufaj, Leonard Alçani për drjetim mjeti në gjendje të dehur.
Njoftimi:
DVP Fier
Vihen në prangat e Policisë 7 shtetas për vepra të ndyshme penale.
Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda në DVP Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. A., 29 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 06.07.2021 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunë për dhënie pasurie”, pasi ka kanosur një shtetase për dhënie pasurie.
Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin E. D., 41 vjeç, banues në Fier pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të mitur të bashkëjetueses së tij, 14 dhe 16 vjeç.
Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit P. A., 56 vjeç, banues në Roskovec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 20 vjeçe, e cila është me aftësi të kufizuara dhe nga ekzaminimet rezulton se është shtatzënë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit L. R., 57 vjeç, K. M., 63 vjeç, G. I., 47 vjeç dhe L. A., 26 vjeç, të katërt banues në Lushnjë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.
(E.H/Faxweb.al)