Ministri Niko Peleshi ka folur ditën e sotme për Fax News, duke deklaruar se situata me zjarret në vendin tonë është më e qetë.
Teksa fliste për ardhjen e dy helikopterëve nga Holanda dhe atij nga Çekia, Ministri nuk e fshehu entuziasmin që me këto helikopterë ata ndihen më të sigurtë.
Menjëherë sapo të shuhet vatra e papritur që u rindez në Dukat, Ministri bëri me dije se helikopteri do të përdoret për të fikur zjarrin në Gjirin e Gramës.
“Në Fier është ndërhyrë me helikopter. Pika më e nxehtë vijon të jetë Karaburuni. Kemi një vatër të re në Gjirin e Gramës. Kemi një riaktivizim të vatrës në Dukat, ku është përqëndruar aksioni i sotëm me helikopterin e ardhur nga Holanda. Do të kemi akoma operacione nga ajri pas pak. Menjëherë sapo të shuhet kjo vatër do të kalojmë në Gjirin e Gramës, por është një zonë turistike që duhet të shuhet sa më shpejt. Sot pothuajse nuk kemi asnjë vatër aktive pranë paarkut të Llogarasë. Sot kemi më shumë mjete të fuqishme. Për përballjen me Dukatin le t’ja japim meritat helikopterit. Këto dy helikoptere që kanë ardhur na bëjnë të ndihemi më te qetë. Të gjithë mendojmë dhe dyshojmë shumë fort se ka zjarrvënie te qëllimshme”, u shpreh Peleshi.
(E.H/Faxweb.al)