Përfundojnë Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Një sukses për situatën e vështirë në të cilën u zhvillua kjo olimpiadë. E nisur zyrtarisht më 23 korrik, Olimpiada uli siparin më 8 gusht dhe në fund edhe ceremonia mbyllëse.
Shqipëria nuk arriti të marrë medalje, edhe pse konkurroi me 7 sportistë. Kosova u rendit në vendin e 42-të me dy medalje të fituara, të dyja të arta dhe në sportin e xhudos. Në renditjen e përgjithshme të vendeve pjesëmarrëse SHBA u rendit e para me në 39 të arta 41 të argjendta dhe33 të bronzta, 114 në total, duke parakaluar pikërisht Kinën me 38 të arta.
Në vend të tretë vendi mikpritës Japonia me 27 medalje ari dhe mbyllin top 5-shen Britania e Madhe dhe Komiteti Olimpik i Rusisë, përkatësisht me 22 dhe 20 medalje ari. U thyen 19 rekorde olimpike dhe 12 botërore.