Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vend, janë shënuar 182 persona të infektuar me COVID-19.
Në njoftimin zyrtar saktësohet se janë shpallur si të shëruar 23 qytetarë.
Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit anti-COVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Njoftimi:
Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3,613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 182 qytetarë, në këto bashki: 50 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Lezhë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Durrës, 8 raste në Mallakastër, 7 raste në Sarandë, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Krujë, Prrenjas, Peqin, 3 raste në Kavajë, Lushnje, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Gramsh, Këlcyrë, 1 rast në Kurbin, Kukës, Pukë, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Himarë.
Aktualisht janë 1,035 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 32 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,418 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (08 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 182
Të shëruar në 24 orë 23
Të shtruar në spitale 32
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,613
Testime totale 929,945
Raste pozitive 133,912
Raste të shëruara 130,418
Raste Aktive 1,035
Humbje jete 2,459
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 364
Shkodër 159
Vlorë 103
Elbasan 98
Fier 85
Lezhë 60
Berat 49
Durrës 49
Kukës 24
Gjirokastër 20
Korçë 18
Dibër 6