Prestigjozia britanike “Daily Mail” ka shkruar së fundmi një artikull për pushimet luksoze të të rinjve anë e mbanë botës të cilët pavarësisht pandemisë ia kanë arritur të tërheqin vëmendjen e të gjithëve.
Në artikull thuhet se për shumë prej nesh, ideja e një pushimi veror jashtë vendit nuk është ende asgjë më shumë se një ëndërr e largët e mbushur me komplikime, por për këta të rinj nuk ka asnjë problem.
“Daily Mail” teksa shkruan për blogeret, modelet, sipërmarrëset e huaja nuk harron të përmend edhe shqiptaren Morena Taraku. Për Tarakun, “Daily Mail” shkruan se ajo mban një byzylyk “Cartier” me vlerë 290.000 paund ose 340.000 euro.
Këngëtarja shqiptare dhe ish-mbretëresha e bukurisë, Morena Taraku, ka një byzylyk “Cartier” prej ari të bardhë dhe diamanti prej vlerë 290,000 paund. Ajo vishet me firma të pasura e të shtrenjta në Turqi e Dubai.