Mëngjesin e sotëm automjetet në Tiranë krijuan radhe kilometrike duke u bllokuar në trafik për disa minuta me radhë. Zona te “Casa Italia” dhe autostrada Tiranë-Durrës ishin më problematiket.
Situata ishte mjaft kaotike duke marrë parasysh temperaturat e larta. Kjo situatë e trafitut të shtuar në kryeqytet është përsëritëse dhe mjaft shqetësuese në këtë muaj të nxehtë vere.
Nga pamjet e sigurura nga Fax News shihet se si makinat janë bllokuar dhe drejtuesit e pasagjerët janë tepër të irrituar.
(E.D/faxweb.al)