Një fëmijë është mes gjashtë personave që kanë vdekur pas të shtënave në Plymouth, tha një nga deputetët e qytetit.
Policia e Devon dhe Cornwall ka konfirmuar se dy femra dhe dy meshkuj u gjetën të vdekur në vendin e ngjarjes në Keyham – së bashku me një burrë që është cilësuar si autori i dyshuar.
Të gjithë besohet se kanë vdekur nga plagët e marra me armë zjarri ndërsa një femër tjetër e cila u trajtua në vendngjarje, gjithashtu për plagë me armë zjarri, vdiq më vonë në spital.
Luke Pollard, deputet për Plymouth Sutton dhe Devonport, shkroi në Twitter: “Unë jam plotësisht i shkatërruar që një nga njerëzit e vrarë në të shtënat në Keyham ishte një fëmijë nën 10 vjeç”.
Ai gjithashtu konfirmoi se më shumë njerëz po trajtoheshin për plagët e tyre në spital.