Të paktën tetë persona kanë humbur jetën Si rezultat i përmbysjes së një barke me pasagjerë në shtetin Borno të Nigerisë.
Sipas mediave lokale, lundra me 21 pasagjerë u mbyt në lumë në fshatin Buma për shkak të mbingarkesës.
Deri më tani, dy persona janë shpëtuar pas aksidentit.
Autoritetet thanë se përpjekjet e kërkimit po vazhdojnë për të gjetur pasagjerët e tjerë dhe se janë të shqetësuar për rritjen e numrit të të vdekurve.
Në Nigeri ndodhin fatkeqësi të barkave në lumenj gjatë sezonit të shirave.//AA