15 raste te reja u regjistruan pozitiv me Covid në 24 orët e fundit në Elbasan. Sipas burimeve zyrtare pjesa më e madhe e personave pozitiv janë të rinj të pavaksinuar, ndaj dhe apeli i autoriteteve shëndetësore shkon për këtë kategori që të vaksinohen.
Ndonëse vaksina në Elbasan nuk mungon qytetarët nuk kane të drejtë zgjedhjeje, por është mjeku i familjes ai që bën përzgjedhjen e vaksinave.
Duke folur për Fax News, epidemiologia, Erleta Peqini deklaroi se vaksinimi duhet të bëhet nga të gjithë qytetarët në mënyrë që të mbrohen nga virusi, pavarësisht llojit të vaksinës që ju ofrohet.
“Numri i tamponëve ka ardhur duke u shtuar. Rritet interesi për tamponët. Grupmoshat më të prekura janë grupmoshat e reja të pavaksinuara. Nisur nga ky fakt unë i drejtohem të gjithë që të shkojnë të bëjnë vaksinën. Ne kemi në dizpozicion të katër llojet e vaksinave. Shikoj preferenca. E hasim më shumë në familjet e tyre. Ne jemi depo vaksinimi. Ne vetëm bëjmë shpërndarje sipas popullatës. Mosha e vaksinimit tashmë është ulur. Vaksinimi duhet të bëhet dhe bëhet për ccdo lloj grupmoshe, pa dhe me sëmundje bashkëshoqeruese.
Mjeku i familjes është ai që bën orinetimin. Sigurisht që preferanca ka, por ccdo qytetar duhet të vaksinohet dhe të marrë atë lloj vaksine që përcakton mjeku i familjes. Ka të gjitha llojet e vaksinave. Pfizer ka kërkueshmërinë më të lartë. Patjetër mjeku i familjes, duke njohur sëmundshëmerinë e personave, bën dhe ndarjen e vaksinave. Vkasina të mbron. I ftoj të gjithë të rinjtë të paraqiten në zonat shëndetësore dhe të vaksinohet,” tha ajo.
(E.H/Faxweb.al)