Policia e Lezhës ka proceduar penalisht L.M., 67 vjeç, banues në fshatin Zejmen ,Lezhë, pasi ka ndezur zjarr në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave, e më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me barishte dhe peme në kodrën e fshatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë
Dogji me zjarr një sipërfaqe toke në kodrën e fshatit Zejmen, procedohet penalisht autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin:
L.M., 67 vjeç, banues në fshatin Zejmen ,Lezhë, pasi ka ndezur zjarr në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave, e më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me barishte dhe peme në kodrën e fshatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
..
Gjithashtu Policia e Dibrës ka proceduar penalisht shtetasin R.H i cili ndezi zjarr në tokëne tij duke bërë që flakët të përhapeshin duke djegur sipërfaqe të tjera me barishte ne fshatin Maqellare te Dibres.
Njoftimi i Policisë:
Dibër
Dogji me zjarr një sipërfaqe toke në Maqellarë, procedohet penalisht autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin:
R. H., banues në Maqellarë, pasi në tokën e tij ka ndezur zjarr e si pasojë zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke tjetër me barishte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.