Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës , aty ku një makinë tip Mini Cooper ka përplasur një këmbësore në Terminalin e autobuzëve.
E plagosura sipas dëshmive, një vajzë, është transportuar me urgjencë në spital. Nuk dihet gjendja e saj, teksa mësohet se e plagosura ishte e pavetëdijshme. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, teksa ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.
Njoftimi:
Informacion paraprak
Më datë 16.08.2021, rreth orës 11:20, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, Korçë, tek “Terminali i Autobusave”, shtetasi E. F., 27 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Mini Cooper”, ka aksidentuar shtetasen A. S., rreth 20 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, Pogradec, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit E. F., ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)