21:26 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtesa natyrore drejt zeros, reagon PD/ Haçka: Kriminale t’ua bësh të pamundur atdheun qytetarëve të tu, Shqipëria po tkurret!

16:21 | 16/08/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtesa natyrore drejt zeros, reagon PD/ Haçka: Kriminale t’ua bësh të pamundur atdheun qytetarëve të tu, Shqipëria po tkurret!

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Flutura Açka, ka reaguar mbi plakjen e popullsisë dhe lindjet e pakta në Shqipëri.Sipas deputetes, Shqipëria është parajsë fiskale vetëm për një pakicë të zgjedhur të oligarkëve ku të gjitha premtimet për rritje pagash e pensionesh, mbetën në propagandën e tetë viteve të pushtetit të socialistëve.

Ajo ka ftuar qytetarët të bashkohen me opozitën në ‘Platformën Qytetare për Demokracinë’ për t’i kthyer Shqipërinë shqiptarëve, e zënë peng nga një pakicë e sponsorizuar nga regjimi që na ka pushtuar.

Postimi i plotë:
Shqiptarët po mpaken, Shqipëria po tkurret!

Shqipëria po mpaket përditë. Ikin shqiptarët nga atdheu që nuk u jep mundësinë të jetojnë me dinjitet. Nga të rinjtë që enden kafeneve përditë dëgjon vetëm të ankohen për papunësinë dhe mungesën e perspektivës. Pasiguria e së ardhmes i ka tutur familjet e reja shqiptare për të patur fëmijë, mijëra të tjerë të rinj nuk e shohin më atdheun e tyre si vendin për të ndërtuar familjen. Shifrat e lindshmërisë së këtij viti, janë trishtuese dhe ndjekin fatin e viteve të tjera; vetëm në tremujirin e dytë të 2021-shit, lindjet ranë me 10.6%.

Shqiptarët po mpaken, Shqipëria po tkurret, por jo taksat për më të shumtët e tyre, që ua kanë vështirësuar jetën. Shqipëria është parajsë fiskale vetëm për një pakicë të zgjedhur të oligarkëve të oborrit rilindas, e cila gëzon bekimin e qeverisjes së korruptuar dhe kontrollin mbi paratë dhe djersën e shqiptarëve. Të gjitha premtimet për rritje pagash e pensionesh, mbetën në propagandën e tetë viteve të pushtetit të socialistëve, ndërkohë që miqtë e Edi Ramës kanë ekzkluzivitetin mbi përdorimin e pasurisë sonë kombëtare.

COVID-19 e zbuloi farsën e shërbimit shëndetësor falas, shkatërrimi i shkollave, mbyllja e shumë degëve universitare, tregoi gjendjen e sistemit tonë arsimor. Edhe siguria publike është në kushte të mjerueshme. Shqiptarët nuk kanë më besim te shteti i tyre. Pasuritë publike nuk janë më e mira publike e përbashkët, shqiptarëve u duhet të paguajnë për gjithçka dhe të mbajnë me punën e tyre një grusht të pangopurish të zgjedhur të qeverisë. Ata administrojnë sot atdheun, bashkë me levat e kontrolluara të qeverisjes. Shqipëria ështē në ankandin e madh të babëzisë.

Nuk ka asgjë më kriminale se t’ua bësh të pamundur atdheun qytetarëve të tu, të cilët i gënjen çdo ditë. Ndaj familja shqipare është sot më e goditura, më e pasigurta, më e kërcënuara, më e zhbëra; jo nga luftërat dhe arsye të tjera, por nga politika e përditshme armiqësore e pushtetit të vendit të vet, që i sheh shqiptarët si të tepërt e tokës së tyre, duke shkaktuar në një dhjetëvjeçar një zhbërje të frikshme të tij.

A do ta lejojmë ende këtë erozion që po na ndodh? Kushdo që e ndien të jetë pjesë e betejës për kthimi  shpresës dhe dinjitetit të familjes shqiptare, ka vetëm një mundësi: të bashkohet me Opozitën në Platformën Qytetare për Demokracinë. Vetëm kështu do të mund ta ndreqim demokracinë dhe t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve, e zënë peng nga një pakicë e sponsorizuar nga regjimi që na ka pushtuar.

Pas

“Big Brother” rikthehet pas 4 vitesh, ja cilët janë 3 personazhet e parë

Para

Situata tragjike në Afganistan, reagon Tsipras: Ndërkombëtarët kanë dështuar, veçanërisht SHBA, OKB të marrë masa

Para
Situata tragjike në Afganistan, reagon Tsipras: Ndërkombëtarët kanë dështuar, veçanërisht SHBA, OKB të marrë masa

Situata tragjike në Afganistan, reagon Tsipras: Ndërkombëtarët kanë dështuar, veçanërisht SHBA, OKB të marrë masa

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein

Stuhia “Floris” godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.