Një bandë kriminale shqiptarësh në Angli është goditur ditën e sotme, pasi policia gjurmoi kanabisin në njërën nga makinat e tyre.
Oficerët gjurmuan makinën nga North Yorkshire në Hertfordshire, ku gjetën kanabisin me vlerë 300,000 paund.
Në fermat e kanabisit të ngritura në tre shtëpi në Harrogate të North Yorkshire u gjet kanabis me vlerë 240,000 paund.
Gjashtë persona janë burgosur në Leeds Crown Court pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.
Yoko Banks, 73 vjeç, pronarja e fermës që ata përdorën, gjithashtu përfundoi në burg.
Pas gjetjes së kanabisit në këto vende, policia u vu në kërkim të banesave të tjera në pronësi të Banks.
Dy ferma të tjera të kanabisit në Woodlands Road dhe Somerset Road u zbuluan.
Policia e North Yorkshire tha se shtëpitë ia ishin dhënë me qira një pale të tretë, e cila më pas i kishte lënë ato në kontrollin e bandës.
Ata morën dënimin një ditë më parë në Angli.
Kreu i bandës Visar Sellaj, 33 vjeç, nga Newnham Road, Londër u burgos për gjashtë vjet e nëntë muaj.
Kujtim Brahaj, 50 vjeç, nga Wellington Road, Enfield, u burgos për tre vjet e dy muaj.
Indrit Brahaj, 27 vjeç, nga WShitings Road, Barnet u burgos për katër vjet e katër muaj.
Bledar Elezaj, 36 vjeç, pa adresë fikse, u burgos për tre vjet.
Erblin Elezaj, 33 vjeç, gjithashtu pa adresë të caktuar, u burgos për pesë vjet e dy muaj.
Andi Kokaj, 23 vjeç, pa adresë fikse, u burgos për tre vjet.
Të gjashtë u deklaruan fajtorë për shqetësim në prodhimin e kanabisit dhe Indrit Brahaj, Kokaj, Sellaj dhe Erblin Elezaj gjithashtu u deklaruan fajtorë për posedim kanabisi me qëllim furnizimi.
Ndërsa Banks u dënua me tre vite e gjashtë muaj burg.