Ish-marinsi i Marinës amerikane që vrau Osama bin Laden e ka quajtur Joe Biden ‘një fatkeqësi’ për shkak të vendimit të tij për tërheqjen e trupave nga Afganistani dhe e cilësoi përshkallëzimin e krizës si ‘humbjen më të keqe në historinë e Amerikës”.
Ish-marinsi i pensionuar Robert O’Neill ka hedhur një sërë statusesh në ditët e fundit duke kritikuar administratën e Biden, pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit në prag të largimit të ushtrisë amerikane.
“Pra, situata në Afganistan është një katastrofë,” shkroi O’Neill të hënën pasdite.
“Kjo është humbja më e keqe në historinë amerikane. Presidenti ynë i ashtuquajtur më popullor është zhdukur. Më dëshmoni se jam gabim”.
Afganistani ra në duart e talebanëve brenda pak ditësh, në vend të 30-90 ditëve që parashikuan analistët e inteligjencës amerikane, duke zhbërë përfitimet me vlerë prej dy dekadash nga trupat amerikane të stacionuara në vend pas 11 shtatorit 2001, shkruan Daily Mail.
Luftëtarët ekstremistë bënë përparime të mëdha në të gjithë vendin gjatë fundjavës para se të kapnin kryeqytetin Kabul të dielën, duke bërë që zyrtarët amerikanë të përshpejtonin evakuimin e personelit të ambasadës amerikane, qytetarëve dhe shtetasve afganë jashtë vendit.
Biden mbajti një qëndrim sfidues në një fjalim drejtuar kombit të hënën pasdite, ku ai pranoi se kolapsi i qeverisë afgane ishte më i shpejtë nga sa parashikohej nga SHBA, por këmbënguli se ai qëndron prapa vendimit të tij për të tërhequr trupat.