Dy persona kanë vdekur nga zjarri që ka shpërthyer në kodrat prapa vendpushimit bregdetar të Saint-Tropez, në Cote d’Azur, Francë, një nga zjarret më të madh të kësaj vere, në një nga zonat më turistike të vendit.
“Ka të paktën një burrë mes dy viktimave,” tha prefekti Evans Richard në një konferencë shtypi në dhomën e operacioneve Lick.
“Nuk ka asnjë provë që na lejon të themi se të vdekurit janë burrë dhe një grua,” tha prokurori Patrice Camperou. 22 persona u plagosën lehtë, shumica prej tyre për shkak të tymit nga zjarri.
Rreth 7,000 qytetarë u larguan nga banesat e tyre, shumë prej të cilëve ishin turistë të vendosur në kampe, në zonën bregdetare të Saint-Tropez në Cote d’Azur .
(E.H/Faxweb.al)