Një person është dërguar në spitalin e Rrogozhinës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pas dëmtimit me sende të forta gjatë një konflikti të çastit.
Personi i mbetur i plagosur është shtetasi F. R., 44 vjeç, i cili u rrah brutalisht nga dy persona të tjerë, babë e bir, të identifikuar me inicialet J. K dhe A. K.
Pas marrjes së informacionit se një konflikt po ndodhte në qytet, policia e Rrogozhinës ka mbërritur me urgjencë në vendngjarje dhe ka arrestuar dy autorët. Në vendngjarje është gjetur gjithashtu dhe një armë gjahu, e cila mësohet se nuk është përdorur.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjajres.
Njoftimi i plotë i policisë: Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 21.08.2021, rreth orës 12:45, në Rrogozhinë, gjatë një konflikti të çastit është demtuar me sende të forta shtetasi F. R., 44 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjeherë në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë bërë shoqërimin e 2 autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasve me iniciale J. K dhe A. K., (babë e bir), për veprime të metejshme.
Në vendngjarje u sekuestrua dhe një armë gjahu, e cila dyshohet se është e autorëve, por nuk është përdorur nga asnjëri prej autorëve.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.