”Ah moj bijë e nënës çe dua jeten unë, më mirë të kisha vdekur unë sesa plaku”.
Kështu e nis rrëfimin e saj 90 vjecarja Hysnie Zenellari në Elbasan. Dikur rriti me mund katër fëmijë, por u bënë vite që kur ata e kanë braktisur dhe e moshuara pas vdekjes se bashkëshortit mbeti e vetme.
Të ardhur ka pensionin , por ai si del as per ilace. Njëkohësisht thote se kurohet nga disa sëmundje. Me paratë e dhuruara nga fqinjët pas vdekjes se bashkëshortit sistemoi banesën e moçme, por ajo prapë mbetet relike. Pavarësisht moshës përpiqet të sigurojë ushqim ku të mundet.
Me lot në sy dhe me vështirësi në dëgjim ajo na flet për të përditshmen e saj. Vetmia i rëndon më shumë se cdo sëmundje tjetër.
Me dorën në zemër nënë Hysnija kërkon ndihmë, nga ata që kanë mundësi . Ngrohtësinë qe nuk e gjeti te fëmijët e saj shpreson ta gjejë te njerëzit me zemër të madhe.
“Ilaçet ja shikojini. Edhe plaku që ka vdekur… Vetëm jam çfarë të bëj. Katër çuna në Greqi janë. Ohuuu sa kohë kanë pa ardhur, tre vjet a më shumë”, thote e moshuara.
(E.H/Faxweb.al)