Hidhet gaz lotsjellës në koncertin e Goran Bregoviç që po mbahet në Korçë.
Siç raporton gazetarja e Fax News në Korçë, gazi është hedhur në një zonë ku ndodheshin spektatorët.
Gazi është shpërndarë megjithatë spektatorët kanë vijuar të shijojnë muzikën.
Bëhet me dije se policia ka shoqeruar 8 persona te dyshuar si autorë të hedhjes së gazit.