Situata problematike me zjarret me sa duket nuk ka të mbaruar në vendin tonë, pasi gjate mbrëmjes së të dielës, një vatër tjetër flakës është aktivizuar në Elbasan.
Sipas informacioneve në dispozicion, zjarri masiv ka rënë në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit dhe mësohet se vatra e zjarrit ndodhet ngjitur me një zonë me ullinj shekullorë.
Ndërkohë, bëhet e ditur se nga flakët rrezikohen edhe disa banesa si dhe depot që furnizojnë me ujë të pijshëm zonën.
Pasi autoritetet mësuan për ngjarjen, policia dhe zjarrfikësja shkuan në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur fikjen, ndërsa po punohet për të zbardhur edhe shkaqet e rënies së zjarrit.