Detaje të rënda janë mësuar nga aksidenti me vdekje në aksin Velipojë-Shkodër, ku ndërroi jetë një 16-vjeçar. FaxNews mëson se aksidenti ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në afërsi të fshatit Trush. 16-vjeçari i identifikuar si O. Geci, është përplasur nga mbrapa nga një automjet tip Benz teksa po drejtonte një automjet bujqësor (motokorrëse).
Dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë mjegulla e dendur në rrugë, ç’ka i ka bllokuar fushëpamjen drejtuesit të mjetit tip Benz.
Grupi hetimor djhe policia ndodhen në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë: Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 24 08.2021, rreth orës 06:00, në aksin rrugor Shkodër –Velipojë, në vendin e quajtur “Trush i Poshtëm”, shtetasi L. L., banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një mjet buqësor (motokorrëse) që po dilte nga një rrugë dytësore për në rrugën kryesore dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motokorrëses shtetasi O.G. 16 vjeç, banues në fshatin Trush.
Shtetasi L.L., është shoqëruar në ambjetet e DVP Shkoder për veprime te mëtejshme
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike (mungesës së fushëpamjes si pasojë e mjegullës)
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.