Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin e Dardan Krivaçës, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, ndërkohë qytetarët po mundohen t’i dalin në ndihmë organeve shtetërore për kapjen e tij.
Një video që po qarkullon në rrjete sociale, ku shihet një person që tenton të arratiset, dyshohet se është pikërisht Krivaça.
Nga Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt kanë thënë për Telegrafin se dyshohet se në këtë video e cila sipas tyre është publikuar dje (të hënën), është i dyshuari të cilin Policia e Kosovës e ka kërkuar mbrëmë në tërë zonën.