Një fëmijë 14 muajsh nga Fieri ka humbur jetën në Gjermani një javë më parë dhe gjyshërit e tij bëjnë thirrje që institucionet, biznesmenët apo shoqatat t’i ndihmojnë për ta kthyer trupin e tij në Shqipëri.
Në intervistë për Fax News ata thanë se duke qenë se janë familje e komunitetit rom edhe institucionet nuk u kanë dhënë asnjë lloj rëndësie në cdo kërkesë që kanë bërë prej ditësh.
Familja rome prej 4 antarësh emigruan ne fillim të muajit gusht drejt Gjermanise per jetë më të mirë dhe atje djali i vogel 14 muajsh sëmuret dhe per shkak te temperatures se larte humbi jeten.
As vete nuk e dine pasi atje jane te vendosur ne nje kamp dhe nuk marrin sherbim sa here nevoje aq me pak shendetsor .
“Djali humbi jetën rreth një javë më parë në Gjermani, nuk po kërkojmë lekë për bukë por për trupin.
Bëj apel që të na e kthejnë sepse jemi në kushte shumë të vështira, të vënë dorën në zemër biznesmenët dhe institucionet. Sipas dokumenteve që duhen janë kërkuar 2 mijë e 200 euro.
Vetëm dy nipa kishim në Gjermani, dhe ne duam vetëm trupin e foshnjës sepse nuk përballojmë dot asnjë lloj shpenzimi, jemi shumë të varfër”-përfunduan familjarët.
Numri i llogarisë:
(E.D/faxweb.al)