Trupat e para amerikane kanë filluar të largohen nga Afganistani në të njëjtën ditë kur Presidenti Joe Biden vendosi të mos e zgjasë afatin e evakuimit më 31 gusht, thanë dy zyrtarë të mbrojtjes për CNN.
Presidenti Joe Biden ka vendosur, në konsultim me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, të respektojë afatin e 31 gushtit për tërheqjen e trupave nga Afganistani, sipas një zyrtari të lartë të administratës.
Biden e mori vendimin i ndërgjegjshëm për rreziqet ndaj sigurisë që paraqet e qëndruara më gjatë në vend, tha zyrtari, dhe ai ka kërkuar plane emergjente në rast se ai përcakton në një datë të mëvonshme që SHBA -të duhet të qëndrojnë në vend më gjatë.
“Deri tani, reduktimi nuk e cënon misionin”, tha një nga zyrtarët, duke shtuar se komandanti në terren mund të vendosë se cilët pjesëtarë të personelit ushtarak nëpër njësi nuk kërkohen më. Ky vendim mund të bazohet në disa faktorë, duke përfshirë numrin e portave të hapura në aeroport, numrin e njerëzve që vijnë dhe më shumë.