Historiania Eleni Kocaqi ka qenë e ftuar ditën e sotme në studion e Fax News për të folur mbi ccështjen e afganëve që do të strehohen në Shqipëri.
Eleni Kocaqi ka deklaruar se nuk beson që do të vijnë shumë afganë në vendin tonë, për arsye se evakuimi do të lejohet deri në datë 31 gusht dhe akoma s’ka ardhur asnjë.
“Fondet për menaxhimin e pritjes do të jenë të financuara nga jashtë. Qeveria nuk do të ketë probleme për paratë. Cështja e administrimit i përket Shqipërisë. Nuk besoj se do të vijnë aq shumë. Deri datë 31 gusht pritet të vijnë dhe deri tani s’ka ardhur asnjë”, tha ajo.
Sipas Kocaqit, qeveria ka për detyrë që të bëjë transparencë, sepse paguhet me paratë e popullit dhe i detyrohet atyre.
“Qeveria mbahet me paratë e popullit shqiptar dhe është e detyruar të japë llogari para popullit shqiptar. Kështu funksionon në dekmokraci, prandaj qeveria ka detyrimin për të bërë transparencë, sepse shpesh publiku ndihet i lënë pas dore. Ne kemi 30 vite me problemet tona dhe kërkojmë të kalojmë tranzicionin. Kemi shumë probleme që duhet t’i zgjidhim dhe për këtë duhet të angazhohet qeveria dhe të ketë transparencë”, deklaroi ajo.
(E.H/Faxweb.al)