Sokol Çelaj, 60-vjeç, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi rreth orës 22:50 të mbrëmjes së djeshme në fshatin Reç të Malësisë e Madhe. Mësohet se viktima ka ndërruar jetë në spital.
Ndaj tij është qëlluar me armë zjarri kallashnikov rreth 5-6 herë, teksa po udhëtonte në foristradën tip “Benz” drejt banesës.
Çelaj në momentet e atentatit ishte e shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cil fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave.
Ne dëshmine e saj në polici bashkëshortja ka deklaruar se një person u ka dalë përpara me kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.
Bashkëshortja tha se nuk ka arritur ta identifikojë se kush ka qenë autori për shkak të errësirës. Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, ndërkohë që po sekuestrohen kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë, për të parë lëvizjet që janë kryer pak para ngjarjes.
Viktima prej disa vitesh ka qenë emigrant në Angli, ndërkohë që prej 3 vitesh është kthyer në vendlindje dhe ka punuar në disa prej restoranteve në zonën e Malësisë së Madhe.
Vrasja në 1989 kur ishte polic dhe 6 vite burg
Sokol Çelaj ka punuar para se të largohej drejt Anglisë si polic dhe në vitin 1989 ka vrarë një person me armën e shërbimit. Gjykata asokohe e konsideroi vrasjen nga pakujdesia dhe Çelaj ka bërë rreth 6 vite burg. Pasi vuajti dënimin, ai u vendos në Angli.
Ndërkohë, të afërmit e personit që ka vrarë 58-vjeçari jetojnë në Itali. Kjo është një nga pistat që po hetohet deri më tani, por nuk përjashtohen edhe episode të tjera.