Spanja, Gjermania dhe Shqipëria me mbështetjen e EUROPOL kanë kryer një mega-operacion kundër krimit të organizuar me origjinë shqiptare.
Është çmontuar një organizatë tradicionale shqiptare kushtuar trafikimit dhe kultivimit masiv të marihuanës, e cila përfaqëson aksionin më të madh policor kundër këtij specialiteti kriminal.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, do të dalë në konferencë për shtyp në Madrid për prezantimin e rezultateve të mega-operacionit të përbashkët të koduar “DOBRA”, ku uarrestuan 107 persona të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës.
Sipas informacioneve te para hetimet nisën më 13 korrik ndërsa në Spanjë kanë marrë pjesë edhe 3 hetues shqiptarë.
“Gjatë këtij mega-operacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro etj”, thuhet në njoftimin e policisë.